“Minimum jetik 200 euro”- Noka prezanton amendamentin, ministrja Koçiu: Propozim aspak serioz, i ka kaluar koha me vakt!

Në Kuvend, deputeti demokrat Flamur Noka, kërkoi përmes një amendamenti të vendoset minimumi jetik 200 euro.   Sipas tij, ky do të ishte një  mekanizëm i rëndësishëm ndihme për familjet në vështirësi ekonomike. “Ju nuk po ndërtoni një shtet social, por një shtet shpirtzi. Ndaj ne e kemi përcaktuar, Minimumi jetik do të jetë 200 … Read more

Pas dakordësisë PS-PD, Basha publikon amendamentin për hapjen 100% të listave dhe u bën thirrje deputetëve: Refuzojeni pazarin Rama-Berisha

Lulzim Basha, ka publikuar amendamentin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon hapjen 100% të listave. Basha shkruan se pasi i ekspozoi për amnistinë, sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe mbylljen e listave, koha i dha të drejtë. Sipas tij, Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes … Read more

“Goditje nën brez SPAK-ut nëse votojnë sot amnistinë”- Alibeaj për amendamentin e PD: Pres që t’i hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për gazetarët jashtë Kuvendit, është shprehur se nëse votohet sot Amnistia Penale do të ishte një goditje nën brez ndaj SPAK-ut dhe të gjithë aspiratës shqiptare. Alibeaj u shpreh se tashmë çdo ligj është si rezultat i pazareve të fshehta, ndërsa tha se pret që amendamenti i PD-së jo vetëm … Read more

Parlamenti i rrëzoi amendamentin për strategjinë e sigurisë kombëtare, Basha: U hodh poshtë pa asnjë debat! Kuvendi zvarritet me…

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për media ka komentuar rrëzimin nga Kuvendi të amendamentit për sigurinë Kombëtare. Basha tha se u hodh poshtë pa asnjë debat, ndërkohë që hodhi akuza ndaj Kuvendi duke thënë se zvarritet me dokumente burokratike sa për të bërë detyrën. Kreu demokrat komentoi dhe aksionin e opozitës, të … Read more

Amnisti për opozitarët në vitet 2018-2020, Sefa për Vizion Plus: Do bashkojmë votat me PS nëse pranon amendamentin tonë

Lulzim Basha i cili mban logon dhe vulën e Partisë Demokratike ka propozuar një amendament në ligjin për amnistinë penale, amendament i cili synon të falë demokratët që janë dënuar apo po hetohen për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protestat e thirrura nga opozita. Sekretari për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa në një … Read more

Amnistia Penale, Alibeaj prezanton amendamentin e PD: Përfitues të jenë protestuesit e arrestuar edhe ata që janë ende në fazë hetimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj në një mbledhje online të Komisionit të Ligjeve ka prezantuar amendamentin e PD  për amnistinë penale. Në amandementin e PD kërkohet që përfitues në këtë amnisti të jenë edhe protestuesit, që kanë marrë pjesë në tubimet e PD dhe opozitës, por edhe atë kanë organizuar protesta … Read more