Gonxhja: Festime në ditën e Flamurit në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak

Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, organizoi aktivitete kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, me rastin e festave të Nëntorit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhaj … Read more

Presidenti pret në zyrë deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin! Begaj: Hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc, hap i rëndësishëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Biseda u fokusua në sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Presidenti siguroi Kamberin për … Read more

Bashkia e Tiranës jep 550 mijë euro për ndërtimin e një palestre në Bujanoc, kryetari i Komunës: Së shpejti do hapet tenderi

Bashkia e Tiranës i ka dhënë qytetit jugor serb të Bujanocit më shumë se gjysmë milioni euro për të ndërtuar një palestër në një shkollë fillore. Pagesa është konfirmuar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, raportojnë mediat lokale. Bujanoci ka një popullsi të madhe etnike shqiptare. “Qyteti i Tiranës, pra kryetari Erion Veliaj … Read more

Befason shtetasja serbe: Po të kish ndodhur në Bujanoc ajo që ndodhi në Banjska…?!

Të gjithë debatit se nga anon e drejta e asaj çfarë ndodhi të dielën në veri, me vrasjen nga krimi serb të një polici kosovar e më pas operacionin mjeshtëror të Specialeve të Kosovës në goditjen e krimit serb pa pasoja anësore, duket se e zgjidh statusi i një serbeje. Ajo ofron një krahasim hipotetik me atë … Read more

“Bëjmë skripte vetë” Si po e mësojnë shqipen fëmijët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Preshevë. Drejtori i shkollës fillore “Zenel Hajdini”, Shkuri Ymeri, tregon se vështirësitë për të mësuar shqipen në Serbi nuk janë të vogla. Ymeri punon si drejtor prej një dekade dhe tregon se mësuesit po i bëjnë vetë tekstet shqipe. “Është shumë e vështirë për mësimdhënësit. Ata kryesisht përkthejnë në gjuhën shqipe nga librat në gjuhën … Read more

Koronavirusi/ Meta telefonon drejtuesit shqiptarë të pushtetit vendor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë: Situata është e qëndrueshme

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar së fundmi biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihu, për virusin COVID-19. Presidenti Meta ka deklaruar se është interesuar për gjendjen shëndetësore të qytetarëve … Read more