“Na pret një vit i vështirë”, Bardhi takim me demokratët në Burrel: Fitojmë zgjedhjet në 2025

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi, së bashku me demokratët e tjerë, Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj, kanë zhvilluar një takim në Burrel pasditen e sotme. Nga Burreli, Bardhi tha se i pret një vit i vështirë, por do të dalin fitues në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Bardhi: Është sakrifica juaj … Read more

Drift me makinë në qendër të Burrelit, e pëson 32-vjeçari, banues në Itali

Një 32-vjeçar, i cili bëri drift me makinë në qendër të banuar është gjobitur me masë administrative 40 000 lekë, nga policia e Matit. “Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe … Read more

Zjarri u shkrumboi shtëpitë, 4 familje mbeten në qiell të hapur në Burrel

16 anëtarë të katër familjeve në lagjen “Pjeter Budi” të qytetit të Burrelit kanë mbetur në qiell të hapur pas zjarrit që përfshiu banesat e tyre, mbrëmjen e së premtes. “Familjarët që jetonin në këto banesa të cilat kishin një çati të përbashkët, tashmë kanë mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve … Read more

Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Burrel, shpëtojnë anëtarët e familjes

Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit u përfshi nga flakët këtë të enjte.Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashta dhe të mos pësojnë lëndime. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet … Read more

E rëndë në Burrel, 2-vjeçari shfaq probleme shëndetësore në çerdhe, ndërron jetë rrugës për spital

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ndërroi jetë këtë të hënë në Burrel.   2-vjeçari ndodhej në çerdhe kur ka shfaqur probleme, ndërsa është dërguar për në spitalin e qytetit, teksa mësohet se gjatë rrugës dyshohet se ka ndërruar jetë.   Burime pranë spitalit thanë se i mituri vuante që nga lindja nga disa probleme shëndetësore, … Read more