Zgjedhja e Endrit Shabanit Avokat Populli, Berisha: Firmat u tërhoqën me firmë, asnjë deputet demokrat s’votoi për të

Sali Berisha thotë se Endri Shabani nuk është zgjedhur me firmat e PD. “Ka qenë një gabim i padiskutueshëm i cdonjërit që ka firmosur. Ka qenë akt i nxituar dhe gabim. Edhe njëherë dje kërkova ndjesë para demokratëve dhe përsëri kërkoj ndjesë publike për këto firma dhe këtë akt të nxituar të deputetëve të PD. … Read more

U arrestua pas sherrit me këshilltarin demokrat, Gjykata e Korçës liron nga burgu 27-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu  27-vjeçarin Kevi Muçollari,i cili u arrestua disa ditë më parë pas sherrit me këshilltarin demokrat Engjëll Shyti gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Pogradec. Mesohet se Gjykata e Korçës e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm, duke vendosur lirimin e tij nga qelia. Ndërkohë avokati i … Read more

“UBT pararojë e transformimit”/ Rama për  lidershipin: S’ma kishte marrë mendja që do lavdëroja kaq shumë një demokrat

Në konferencën ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Kryeministri Edi Rama vlerësoi Universitetin Bujqësor të Tiranës si një “pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërinë e nesërme”. Rama nënvizoi rolin kyç të universitetit në zhvillimin e specialistëve të ardhshëm në bujqësi dhe menaxhimin e çështjeve të rëndësishme si sovraniteti ushqimor dhe mbrojtja nga katastrofat … Read more

Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit, në protestë kundër HEC-it! BIRN: Kryetarja ia kalon përgjegjësinë paraardhësit demokrat: S’mund të pezullojmë punimet

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por … Read more

Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht nga burgu, mbahet sot seanca gjyqësore për ish-deputetin demokrat

Këtë të martë ora 13:00 do të mbahet në Gjykatën e Fierit seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu.Salianji kërkon përfitimin nga kjo masë, duke argumentuar se ka ezauruar 2/3 e dënimit, pasi ndodhet në qeli që prej tetorit 2024. Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 … Read more

Sherri i dhunshëm në qendrën e numërimit të votave në Kashar! Kandidati demokrat jep detaje: Konflikti nisi për votat e pavlefshme

Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari tregon detaje nga sherri i dhunshëm që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehemti. Muçollari thotë se konflikti nisi për për një votë të pavlefshme. Grigels … Read more