Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit, në protestë kundër HEC-it! BIRN: Kryetarja ia kalon përgjegjësinë paraardhësit demokrat: S’mund të pezullojmë punimet

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por … Read more

FOTOLAJM/ “Po na kërcënojnë!”- Banorët e fshatit Kaçinar protestë kundër ndërtimit të Hec-it, mblidhen te ministria e Ballukut: Jo dorë e zënë në Mirditën e Bardhë!

Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës, kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku, për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata e kanë cilësuar projektin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës, pronave dhe burimeve natyrore që i kanë mbajtur gjallë për breza.

Lihet në fuqi sekuestrimi i HEC-it në pronësi të Erzen Breçanit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rëzuar kërkesën e Erzen Breçanit dhe ka lënë në fuqi sekuestron e hidrocentralit “Drita” në pronësi të tij. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit tij. Lexo edhe :Related Posts Njoftimi Gjykata e Posaçme e Apelit për … Read more

Dibranët në protestë për Skavicën, kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it

Banorë të Dibrës të cilët vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it të Skavicës zhvilluan mëngjesin e kësaj të marte një protestë simbolike në rrugën e Arbrit në Bulqizë. Ata protestuan për disa minuta në hyrje të tunelit të Qafës së Buallit duke kërkuar anulimin e projektit, i cili sipas tyre shpopullon Dibrën me përmbytjen e … Read more

Paketa e madhe/ Nga hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, te rehabilitimi i HEC-it të Fierzës, çfarë fiton Shqipëria nga Procesi i Berlinit Nga marrëveshjet që pritet të firmosen…

Komisioni Evropian, në mbledhjen e nivelit të lartë të Procesit të Berlinit sot në Tiranë, do të prezantojë një paketë të madhe me investime nga buxheti i Bashkimit Evropian. Paketën në detaje pritet ta paraqesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të muajit nëntor, kur edhe do të publikohet programi vjetor … Read more

Protestë kundër HEC-it në Dibër/ Banorët e fshatit Radomirë: Heqja e burimeve të ujit shkatërron zonën

Banorët e fshatit Radomirë në Dibër, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në zonë.   Ata kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja marrëse e ujit.   Firma ndërtuese kërkon të shtrijë investimin drejt këtij fshati me dy … Read more