Pezullimi i Ballukut/ Rama paralajmëron: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme, bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres Belinda Balluku. “Dua të ndalem edhe për një sqarim për konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar, pas mos-vendimit të Kushtetueses. … Read more

Biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK i doli emrin në dosjen e Ballukut

Biznesmeni i njohur Ramë Geci është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ai është parë duke hyrë në institucion pak minuta më parë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare për arsyen e paraqitjes së tij. Emri i Gecit është përfolur pak kohë më parë në lidhje me … Read more

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Balla tregon qëndrimin e mazhorancës: Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese, presim vendimin e saj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për Ballukun, nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Balla deklaroi se Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të mbajnë një qëndrim pa folur ky institucion i drejtësisë. “Po rikujtoj një diskutim që … Read more

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim. Kryeministria dhe Kuvendi: U shkel Kushtetuta, ministri njësoj i mbrojtur si deputeti. SPAK: Pezullimi masë e përkohshme

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. … Read more

Imuniteti i Ballukut diskutohet më 28 janar, reagon PD: Bllokim 6-javor, i paprecedent! PS, bunker i të korruptuarve

Pas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, i cili caktoi datën 28 janar për rimbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Sipas tij, bllokimi 6-javor i Këshillit është i paprecedent dhe një akt i … Read more

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

Partia Demokratike ka kërkuar sot thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, u shpreh në një deklaratë për mediet se kërkesa është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe ka kërkuar … Read more