Pezullimi i Erion Ismailit si pjesë e DOSJES së AKSH-it, ja kush komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës

Pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK si nëndrejtor policie i Tiranës, në vend të tij është komanduar Besmir Dervishi. Dervishi më parë ka qenë shef i Komisariatit nr.3 dhe më pas është transferuar si shef i Komisariatit nr.5, ku ka qëndruar rreth 1 muaj për të kaluar më pas si shef sektori … Read more

PS propozon ndryshime ligjore: Kufizohet pezullimi i ministrave nga gjykatat

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar, ku po prezantohen edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese. Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas prezantimit … Read more

Nisma me firmën e Ramës/  Kush shpëton tjetër nga pezullimi? Presidenti, Avokati i Popullit…

Ndryshimet ligjore që do të firmosë dhe depozitojë nesër Kryeministri Rama bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk e shpëtojnë Belinda Ballukun, pasi ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese. Pra, masa e sigurisë  ndaj numrit të dy të qeverisë dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë, do të ngelë në fuqi dhe Balluku është e pezulluar. … Read more

Pezullimi i Ballukut/ Rama paralajmëron: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme, bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres Belinda Balluku. “Dua të ndalem edhe për një sqarim për konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar, pas mos-vendimit të Kushtetueses. … Read more

Rama kundër Kushtetueses: Pezullimi i një ministri pa gjyq, atentat ndaj demokracisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministren Belinda Balluku. “Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar … Read more

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim. Kryeministria dhe Kuvendi: U shkel Kushtetuta, ministri njësoj i mbrojtur si deputeti. SPAK: Pezullimi masë e përkohshme

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës. … Read more