Pronarët e autobusëve kundërshtojnë vendndodhjen e terminalit, përplasen me policinë

Drejtues dhe pronarë autobusësh janë grumbulluar sërish këtë të martë jashtë ambienteve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku kërkojnë të hyjnë në mbledhje për të ngritur shqetësimin e tyre lidhur me vendndodhjen e terminalit të autobusëve, i cili pritet të vendoset në hyrje të qytetit. Në një moment është shënuar tension, pasi protestuesit kanë tentuar … Read more

Kundërshtojnë prishjen e bizneseve, banorët e 4 fshatrave në Vlorë: Do të mbrojmë pronat tona, duan t’ia japin oligarkëve

Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë në Vlorë janë ngritur kundër aksioneve të IKMT-së, të cilat, sipas tyre, synojnë prishjen e bizneseve vendase për t’u hapur rrugë projekteve turistike që favorizojnë oligarkë të lidhur me qeverinë. Ata u mbledhën në një takim të përbashkët, të cilin e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”, me … Read more

Qytetarët kundërshtojnë shitjen e San Siros te Milan dhe Inter

Ndërsa Këshilli i Qytetit po voton për shitjen e stadiumit te AC Milan dhe Inter Milan, jashtë Palazzo Marino, komitetet qytetare kundërshtojnë vendimin e administratës komunale. Kambanat dhe boritë e stadiumit u dëgjuan në shenjë proteste kundër shitjes së San Siros. Kështu protestuan komitetet e qytetarëve dhe banorëve kundër kalimit të stadiumit Meazza në pronësi … Read more

Banorët e Çërravës në Pogradec kundërshtojnë projektin për panele fotovoltaike: Nuk do t’i ndalim protestat

Një protestë është zhvilluar këtë të diel në fshatin Çërravë të bashkisë së Pogradecit, ku rreth 40 banorë dhe blegtorë të zonës kanë kundërshtuar një projekt-vendim të këshillit bashkiak që parashikon dhënien me qira të një sipërfaqeje të madhe toke për shfrytëzimin e paneleve diellore. Banorët theksuan se gjysma e fshatit merret me blegtori dhe … Read more

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje, ku nga lista e godinave për t’u shembur ka mbetur tashmë edhe një, e cila “po reziston” ende nga protestat e qytetarëve. Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës. Siç shihet edhe … Read more

Kundërshtojnë projektin e rrugës së re! Banorët e Hotolishtit dalin sërish në protestë, kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut!

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën sërish sot në protestë, për të kundërshtuar projektit të rrugës së re që sipas tyre rrezikon të shkatërrojë shtëpitë, historinë dhe jetën e komunitetit. Banorët kërkojnë që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë, tokat dhe varrezat e të parëve, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë. Gjithashtu … Read more