E rëndë në Koplik! Ra në kontakt me energjinë teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Ngjarje e rëndë në Koplik. Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore

Në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ofron financim të pjesshëm për ndërtimin e serrave diellore, një mundësi që mund të përfitohet nga fermerët që dëshirojnë të investojnë në prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës. Sipas kësaj skeme, fermerët mund të marrin një grant prej … Read more

VIDEO/ “Në rrugën drejt pavarësisë energjitike”- Rama publikon pamjet: Një tjetër burim i ri energjie diellore në Devoll

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po shkon drejt pavarësisë  energjitike. Këtë mëngjes, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet nga një burim energjie diellore në zonën e Devollit. Ky burim -thekson kryeministri Edi Rama – i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që … Read more

“Shqipëria ishte një vrimë e zezë në mes të Europës”- Rama: Sot jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas vendimit të Entit Rrregullator për uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë për konsumatorët familjarë, është shprehur se Shqipëria nga një vrimë e zezë në mes të Europës, që ishte në vitin 2013, gjatë qeverises së tij është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore … Read more

Rama publikon pamjet nga ish-fabrika e tullave në Lushnjë: Gangrena e plehrave, së shpejti do të jetë një park për prodhimin e energjisë diellore

  “MIRËMËNGJES 😊 dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroen…”, shkruan Kryeministri. “”

Investimet për energjinë diellore njohin rritje të dukshme në Shqipëri

Gati një vit pas fillimit të punimeve të parkut të enegjisë diellore në zonën e Karavastasë, në tokën e shkretë dhe të kripur kanë nisur të montohen radhët e para të paneleve diellore. Aktiviteti po kryhet nga kompania franceze “Voltaila” dhe projekti i Karavastasë vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri këtë … Read more