Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

Dhoma e Avokatisë Berat ka shprehur sot kundërshtimin e saj të fortë ndaj Draft-Kodit të ri Penal që po shqyrtohet në Kuvend. Sekretari i saj, Av. Erion Ismailaj, paralajmëroi se ky ligj rrezikon seriozisht profesionet e lira, përfshirë avokatët, kontabilistët dhe përkthyesit, duke kriminalizuar pagesat profesionale dhe goditur pavarësinë e tyre.