Veliaj uron Pavarësinë e Kosovës dhe nxjerr videon e veçantë: Liria nuk dhurohet, por fitohet!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar simbolikën e kësaj date për lirinë dhe sakrificën. Në mesazhin e tij, Veliaj shprehet se 17 Shkurti “nuk është thjesht një datë”, por një kujtesë se liria fitohet me sakrificë, qëndresë dhe besim. … Read more

Pak pas prezantimit te Liria e Prizrenit, aksidentohet trajneri i njohur…

Ismet Munishi u bashkua mbrëmjen e djeshme me Lirinë e Prizrenit, duke marrë rolin e trajnerit. Megjithatë, gëzimi duket se nuk ka zgjatur shumë për teknikun 51-vjeçar. Gjatë mbrëmjes, Munishi është përfshirë në një aksident automobilistik. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, makina e trajnerit është përmbysur, teksa aksidenti ka ndodhur në rrugën, Pejë … Read more

“Liria ka emër”/ Mbyllet pas rreth 1 ore tubimi pro luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë, mijëra qyetare mbushën sheshin Skënderbej

Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej të Tiranës pasditen e sotme për të protestuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mijëra qytetarë nga trojet shqipfolëse, nga diaspora nderuan sakrificat e ushtarëve … Read more

Me motora, nga Prekazi në Hagë/ “Liria ka emër”, marshim simbolik i motoristëve shqiptarë

Me motocikleta nga Prekazi i Adem Jasharit në Hagë. Të veshur me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”, rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës nisën marshimin me thirrjen e vetme: Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë. Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail … Read more

‘Liria ka Emër’, 200 motorristë nisen nga Prekazi për në Hagë

Në mbështetje të protestës madhështore që do të zhvillohet në Tiranë për të kërkuar lirinë e ish-krerëve të UÇK-së më datë 17 tetor, platforma ‘Liria ka Emër’, ka organizuar një marshim simbolik me motorë, të cilët do të nisen nga Shqipëria drejt Hages. Ismail Tasholli i ‘Liria ka emër’, tregon se nisja simbolike është bërë … Read more

“Liria ka emër”, Rama shpërndan thirrjen për tubimin më 17 tetor në Tiranë: Drejtësi për çlirimtarët!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shpreh mbështetjen e tij për një thirrje publike që fton qytetarët shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora të bashkohen në një tubim solidariteti. Në mesazhin e tij, Rama thekson se “Liria ka emër” dhe tregon se ndihet i nderuar të ndajë këtë ftesë, … Read more