FRONTEX: Bie numri i emigrantëve të parregullt drejt BE-së përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX), e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, që përfshin edhe Shqipërinë, këtë vit shënoi uljen më të madhe të emigrantëve të parregullt, krahasuar me të gjitha rrugët e tjera kryesore të migrimit drejt Bashkimit Evropian. Sipas FRONTEX në nëntë muajt e këtij viti janë … Read more

Bie me 75% migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit! FRONTEX: Refugjatët përpiqen të shmangin veriun e Serbisë! Ndryshojnë rrugën drejt pikave mes Shqipërisë e Malit të Zi, ose…

Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti se në gjysmën e parë të vitit 2024 rënia më e madhe në kalimet e parregullta kufitare është vërejtur në rrugët e Ballkanit Perëndimor. Sipas FRONTEX nga janari në korrik në këtë rrugë u evidentuan 12,407 kalime të migrantëve të parregullt drejt kufijve të vendeve europiane, … Read more

Pezullimi i 19 punonjësve të policisë, zbardhet detaje nga hetimi: Si efektivët përfitonin deri në 2,000 euro në muaj duke pretenduar se ishin me shërbim për FRONTEX

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me pezullimin nga Agjencia e Mbrojtjes Policore të 19 efektivëve të Policisë, të cilët me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro. Burime bëjnë … Read more

Raporti i FRONTEX: 31% më pak emigrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023

Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX publikoi të mërkurën raportin vjetor të 2023 lidhur me zhvillimet e migracionit të parregullt në Europë dhe pritshmëritë për vitin 2024. “Rruga e Ballkanit Perëndimor,ku përfshihete dhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të migrimit të parregullt, krahasuar me vitin 2022 … Read more

Frontex: Rekord i hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së

Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë.Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Për një zhvillim të tillë, sipas Frontex, ndikon gara e ashpër mes kontrabandistëve si dhe ulja e … Read more

Operacionet në kufi/ Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX: Garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur sot në një takim kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.   “Menaxhimi … Read more