“Janë bërë përgjime në paraburgimin e Durrësit”- Lala: Prokurorët kanë pretenduar se kryebashkiaku mund të tentojë të intimidojë dëshmitarët

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Open” në News24, se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt i janë bërë përgjime ambientale në paraburgimin e Durrësit, duke thënë se kanë qenë të autorizuara nga Prokuroria. Sipas Lalës, i janë përgjuar bisedat jo vetëm me vëllain, por edhe personat e tjerë. Më tej shton Lala, se bazuar … Read more

Zbardhet letra që PL i drejton Ilir Prodës dhe Ervin Hoxhës: Kush janë emrat e punonjësve të pretenduar të Policisë së Shtetit që arrestuan Ilir Metën

Partia e Lirisë i është drejtuar me një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ku u kërkojnë informacion për arrestimin e Ilir Metës. Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë informacion se kush janë emrat e punonjësve … Read more

Pezullimi i 19 punonjësve të policisë, zbardhet detaje nga hetimi: Si efektivët përfitonin deri në 2,000 euro në muaj duke pretenduar se ishin me shërbim për FRONTEX

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me pezullimin nga Agjencia e Mbrojtjes Policore të 19 efektivëve të Policisë, të cilët me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro. Burime bëjnë … Read more

Afera me djegësin e Elbasanit/ Avokati i Lefter Kokës: SPAK nuk ka asnjë datë për korrupsionin e pretenduar

Seanca e mbrojtjes për 10 të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit dështoi. Shkak për këtë u bë mungesa e dy prej përfaqësuesve ligjorë të dy prej të pandehurve, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa.   I pranishëm në seancë ishte ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ndërsa ish-Minstri i Mjedisit, Lefter Koka, mungoi.   Jashtë seancës, Tritan Hamitaj, … Read more

Vetingu i politikanëve alarmon Metën dhe Berishën, bashkohen kundër nismës së Bashës: Disa mesazhe të koordinuara dhe një komplot i pretenduar

Nga Adriatik Doçi Propozimi i Lulzim Bashës për të kaluar në Veting kupolën politike të Shqipërisë ka alarmuar dhe trembur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, të cilët janë bashkuar kundër kësaj nisme ligjore, ashtu siç u bashkuan që në vitin 2018 në një front kundër reformës në drejtësi dhe rolit të SHBA-BE në … Read more

“Ka vjedhur vulën”, reagon kreu i UKT pas deklaratës së Dritan Lelit: Akuza dashakeqe, nuk është nënshkruar asnjë nga tenderat e pretenduar

Pas akuzave të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, vjen një reagim nga drejtuesi i Ujësjellës Kanalizimeve, Shkëlqim Leskaj. Ky i fundit në një sqarim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ndërprerje të punës nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, ndërsa shton se po vijohet me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Mes të tjerash Leskaj … Read more