VIDEO/ Malaj i përgjigjet Shehajt në Kuvend: Mezi pres interpelancën me ty, je hajdut dhe shpifës patologjik

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Ministri i Financave Petrit Malaj iu përgjigj deputetit Agron Shehaj mbi pretendimin e tij se kishte kërkuar një interpelancë për projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, një projekt i cili në fakt zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. “Unë në fakt mezi … Read more

“Hedh valle me militantët dhe nuk jep llogari për vjedhjet”- Debate në Kuvend, Shehaj: Balluku ka 6 muaj që shmang interpelancën! 1.3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal!

Deputeti Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke i kërkuar llogari për shmangien e interpelancës për atë që ai e quajti një nga aferat më të mëdha në 30 vitet e fundit, rruga Thumanë-Kashar. Nga Kuvendi, Shehaj u shpreh se kërkesa e tij për një interpelancë me Ballukun ka kaluar … Read more

Deputetët e PD-së i ndërpresin fjalën ministres së Shëndetësisë! Nikolla paralajmëron: Uluni, do të ndërpres interpelancën! Koçiu: Kini respekt, kjo e bërtitur…

Interpelanca në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu është shoqëruar me tensione mes saj dhe deputetëve të PD-së. Teksa ministrja Koçiu fliste për projekligjin për shëndetin riprodhues, ka pasur ndërhyrje nga ana e deputetëve të opozitës që janë ngritur në këmbë duke e penguar që të mbajë fjalën. Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar ndërhyrjen e … Read more

Rama refuzoi interpelancën urgjente, reagon Alizoti: Po shmang llogaridhënien për të mbrojtur sekretarin e tij! Për të ardhur keq që…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi sërish interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi. Sipas Alizotit, është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i Rai3. “Reagimi … Read more

Investigimi i RAI3/ Kryeministri refuzoi interpelancën, reagon Gazment Bardhi: Shqiptarët presin sqarimet, por Edi Rama fshihet

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën e kërkuar prej tij lidhur me investigimin e medias italiane Rai 3. Gazment Bardhi, në një postim në Facebook, u shpreh se kreu i qeverisë ka ngritur alibinë e radhës, që sipas tij është “do të mbarojë njëherë punë me … Read more

Edi Rama refuzon sërish interpelancën urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi: Të mbarojmë punë njëherë me ata në Itali, të thuhet e vërteta! Nuk e mbyll gojën për….

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar sërish interpelancën e kërkuar nga kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me investigimin e medias italiane Rai 3 dhe sipas tij, “për ndërhyrjen e papranueshme” të kreut të qeverisë tek drejtuesit e këtij televizioni. “Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i … Read more