Drogë dhe vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro/ Zbulohet një banesë e përshtatur për përgatitjen e kanabisit dhe kokainës, arrestohet 61-vjeçar në Yzberisht,

Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pas operacionit “Shape”. Policia zbuloi një banesë në Yzberisht e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. I arrestuari është identifikuar si Shkëlqim Krrashi. Në banesë, Krrashit iu gjetën rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis çokollatë, e ndarë në … Read more

Operacioni “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Himarë, dy të arrestuar, 150 bimë të asgjësuara

Policia e Himarës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, ka finalizuar me sukses një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional antikanabis “Koordinata”. Dy shtetas u arrestuan në flagrancë teksa kujdeseshin për rreth 150 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil. … Read more

Studimi: Përdorimi i kanabisit mund të dyfishojë rrezikun e vdekjeve nga zemra

Përdorimi i kanabisit mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe të rrisë rrezikun e goditjes në tru me 20%, sipas një rishikimi global të të dhënave. Numri i njerëzve që përdorin kanabis dhe kanabinoidet është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Ndërsa studimet e mëparshme e kanë lidhur përdorimin e kanabisit … Read more

Hyn në fuqi udhëzimi, si do të bëhet eksporti i kanabisit mjekësor, rastet e shkeljeve! Çfarë ndodh nëse produkti është i paligjshëm dhe konfiskohet

VOLTIZA DURO/ Ka hyrë në fuqi udhëzimi për eksportin e produkteve dhe nënprodukteve të bimës së kanabisit për qëllime industriale. Udhëzimi ka hyrë në fuqi pak ditë më parë, pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe në të përcaktohen qartë të gjitha kriteret dhe dokumentacioni që duhet plotësuar nga ana e subjekteve për realizimin e eksportit. “Subjekti … Read more

VIDEOLAJM/Brenda shtëpisë së barit të zbuluar në Laknas! Pajisje të teknologjisë së fundit! Si e shndërruan dy vëllezërit banesën në ‘fermë’ për mbjelljen e kanabisit!

Dalin pamje të reja nga shtëpia e barit në Laknas, të cilën dy vëllezër e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.Burime për News 24 bëjnë me dije se brenda shtëpisë së barit në Laknas u gjetën pajisje të teknologjisë së fundit për kultivimin e bimëve. Në të kaluarën dy vëllezërit kishin punuar në shtëpi … Read more

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja jep detaje: Ja cilat janë 10 zonat kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndëve narkotike!

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi. Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të … Read more