Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike/ Ministria e Mbrojtjes prezanton planin për rritjen e kapaciteteve

Shqipëria ka shënuar një tjetër arritje në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë sipas Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI). Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksoi se ky sukses është një nxitje për të forcuar më tej kapacitetet dhe infrastrukturën në fushën … Read more

“Jemi nën sulmet kibernetike të Iranit, por edhe më të mbrojturit në Europë”, Rama flet edhe për Diellën në Danimarkë: Po funksionon!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Danimarkë ku po mbahet Komuniteti Politik Europian. Në fjalën e tij për mediat para nisjes së samitit, Rama foli edhe në lidhje me ministren virtuale të kabinetit “Rama 4”, Diella. Ai u shpreh se si një ministre ndryshe është e qartë që do të përballet me kritika, por që deri … Read more

Shqipëria, progres në sigurinë kibernetike/ Ngjitet në vendin e 15 në botë për menaxhimin e sulmeve kibernetike

Shqipëria është pozicionuar në në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, për rritjen e sigurisë kibernetike sipas National Cyber Security Index.Rezultati i vitit 2025 tregon se Shqipëria nëpërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërtuar kapacitete  institucionale dhe teknike, duke e bërë sigurinë kibernetike një element kyç të zhvillimit dhe integrimit digjital.. Sipas raportit pikat … Read more

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

Një rregullore e rishikuar për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike në sektorin e energjisë elektrike, vendoste detyrimin e certifikimit me një standard ISO 270001 brenda 18 mijave të disa subjekteve. Bëhet fjalë për kompani publike dhe private mes të cilave edhe gazsjellësi TAP. Por së fundmi Shoqëria TAP AG, iu drejtua Entit Rregullator me një … Read more

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër të Programit të Ndihmës për Antiterrorin. Zëvendës Shefja e Misionit të SHBA, Kathryn Hammond, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër sulmeve kibernetike, duke përmendur incidentin e fundit në Bashkinë e Tiranës, të atribuuar aktorëve … Read more

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zbulon skemën mashtruese me mesazhe telefonike në emër të Postës Shqiptare: Qytetarët të mos japin të dhënat bankare apo të kartës së kreditit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve shqiptare. Kjo skemë kryhej përmes mesazheve telefonike drejtuar qytetarëve, duke përdorur në mënyrë të rreme emrin e Postë Shqiptare. Skema synonte përmes klikimit në linqet e paraqitura në mesazh, vjedhjen e të dhënave të kartës së … Read more