1 mln € evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e klinikave ‘International Medicare’ e Sante Plus

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të dy klinikave International Medicare shpk e Sante Plus. Vendimi për sekuestron e pasurive, vlera e të cilave ende nuk dihet, u mor pas një operacioni nga Krimi Ekonomik në Tiranë që zbuloi se klinika estetike, që operonte në … Read more

Skandali me botox-in kontrabandë, lirohen 3 administratorët e klinikave private

Tre administratorët e klinikave private, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it në Shqipëri, janë lënë të lirë. Botox kontrabande ne Shqiperi Burime bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produkte … Read more

Tirana mbushet me botox kontrabandë, goditet rrjeti i furnizuesve të klinikave estetike

Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në 30 klinike estetike në Tiranë, ku ka gjetur botox kontrabandë. Vihet në pranga administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të, klinikat. Në pranga dhe administratoret e 2 klinikave. Procedohen penalisht administratoret e 5 klinikave, si dhe punohet për kapjen dhe … Read more

Skandali te Spitali Onkologjik, Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka marrë vendim lidhur me mjekët e Spitalit Onkologjik që akuzohen se orientonin pacientët e sëmurë me tumor në klinika private. Mjeku Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Emiljano Lelës, koordinator tek Onkologjiku, i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mjekja Alketa Ymeri(Pere) … Read more

Akuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, mjekët e Onkologjikut pritet të njihen me masën e sigurisë në GJKKO

Mjekët e repartit Onkologjik në QSUT, Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe katër zyrtarët shtetërorë e privatë pritet të dalin sot për masë siguri në GJKKO. Kujtojmë që SPAK ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri … Read more

“Ligji për surrogacinë i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve”- Bersha:  Bëhet për të rritur klientelën e klinikave të mafias

Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij, ka kudërshtuar ligjin për nënat surrogate, duke thënë se i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve. Berisha u shpreh gjithashtu se ky ligj bëhet “për të rritur klientelën e klinikave të mafias”. “Në misionin e tij, ky po i shkatërron kombit pronën dhe familjen. Ka shndërruar Shqipërinë … Read more