Bardhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Informacioni që ne kishim se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, u konfirmua nga avokatët e tij. Maxhoranca i dha kohë të ikte

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se informacioni që PD kishte që ish-ministri Arben Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri, u konfirmua nga avokatët e tij. Komentet Bardhi i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvend, ku u diskutua për mandatin e Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK … Read more

Sot konstituohet këshilli bashkiak i Himarës, Fredi Beleri nga qelia: Nuk më dhanë leje për betimin, u konfirmua synimi i kundërshtarëve të popullit dhe demokracisë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak. Në një letër nga qelia, ai shprehet se pavarësisht se ka kërkuar leje, ajo i është refuzuar. Beleri thekson se pas sulmit nga Edi Rama , sot është penguar të marrë detyrën duke tjetërsuar për momentin … Read more

U konfirmua në detyrë 2 muaj më parë, Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

Komisioneri Pubik ka ankimuar në KPA vendimin e KPK-së për prokurorin e Tiranës Gjon Kodra duke kërkuar shkarkimin e tij. Prokurori Gjon Kodra kaloi vettingun në shkallën e parë në dhjetor 2021 dhe tashmë do të përballet edhe me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. NJOFTIMI I KP-SËKomisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin … Read more

U konfirmua në detyrë, ONM kundërshton vendimin për gjyqtaren e Vlorës

Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi nuk është aprovuar nga ndërkombëtarët. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Procesi i “filtrimit” të gjyqtares në tre shtyllat e Vettingut, … Read more

U konfirmua në detyrë, ONM rekomandon Komisonerët Publik të ankimojnë vendimin për prokuroren e Lushnjës

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka rekomanduar ditën e sotme Komisionerët Publikë për të ankimuar në KPA vendimin për rikonfirmimin në detyrë të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti. ONM kërkon ankimimin e vendimit të KPK-së, në bazë të indicieve për mospërmbushjen e kritereve të vetingut nga ana e prokurores. Njoftimi i plotë: Në datën 28.5.2021, në … Read more

U konfirmua te Mbrojtja, çuditet Peleshi: Prisja emër tjetër, nuk jemi të pazëvendësueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli për herë të parë për media pas rikonfirmimit në detyrë nga kryeministri Edi Rama. Peleshi tha se nuk është i pazëvendësueshëm, ndaj edhe priste një emër tjetër në këtë post, për të cilin, siç thotë ai, nuk do të kishte hatërmbetje. “Jam shumë i bindur që ajo çka u … Read more