Indeksimi i pagave me 2.5%, Këshilli i Ministrave vendos: Ja kush përfiton

Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë. Ndër vendimet, ishin edhe indeksimi i pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike. Nga indeksimi do të përfitojnë punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Vendim për një ndryshim në vendimin nr.419, datë 26.6.2024, të këshillit të ministrave, “për miratimin e vlerave … Read more

Këshilli i Mandateve/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut. PS 3 javë kohë, PD 5 ditë, vijonë debatet për USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes

Pas rreth dy orësh debate në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, prokurorët e SPAK kanë lexuar zyrtarisht kërkesën për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Në qendër të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës është vënë USB-ja që përmban materialet hetimore. Partia Demokratike ka kërkuar që USB-ja me provat t’u dorëzohet deputetëve për t’u shqyrtuar edhe … Read more

Mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun, SPAK: Pozita penale e zv.kryeministres eshte renduar

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku.  Partia Demokratike dhe kryeparlamentari Niko Peleshi më herët janë përfshirë në debate sa i takon USB-ës, e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor. Gjatë mbledhjes … Read more

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për Ballukun/ Kush janë anëtarët dhe ç’thotë Rregullorja e Kuvendit

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit pritet të zhvillojë sot më 19 dhjetor mbledhjen, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, që kërkoi heqjen e imunitetit për zv/kryeministren dhe deputeten Belinda Balluku. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:30, ndërsa anëtarët e këshillit do të diskutojnë kërkesën pa pasur në dispozicion të gjitha provat e Prokurorisë … Read more

400 milionë euro, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin për 2026/ PD: S’ka legjitimitet!

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 milionë euro. Në mbledhjen e ditës së sotme, mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndonëse kishte kërkuar të ishte prezent, SPAK ia refuzoi kërkesën. 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime … Read more

Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Burgjeve: Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026. Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar … Read more