“E bëtë Juridikun në kohëra të tjera!”, Manja replikë me Bardhin: GJK e pranoi që GJKKO ndërhyri në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave për “Ballukun”

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka replikuar sot nga Kuvendi me Gazment Bardhin. Ai tha se Gjykata Kushtetuese e pranoi që GJKKO kishte ndërhyrë në kompetencat e Këshillit të Ministrave për rastin e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. “Meritonin një përgjigje se gjysmë të vërtetat janë shpesh herë që e fusin problemin në rrugë … Read more

Rama mbron Ballukun: S’ka prokuror që sfidon vendimet sovrane

Nuk ka prokuror e gjykatës që ve në dyshim vendimet sovrane të qeverisë. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku po prezantohen ndryshimet për pezullimin e zyrtarëve të lartë, nuk synohet cënimi i të drejtave dhe pavarësisë së gjyqësorit. Sipas tij, i pavarur nuk është vetëm pushteti gjyqësor, … Read more

Mosvendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama ndan “3 konkluzione nga mbledhja”

Këtë të hënë, 9 shkurt, është mbledhur në Kryesi që prej orës 10:00 grupi parlamentar i Partisë Socialiste. I pranishëm ishte kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre, me vendim të GJKKO-së. “3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes … Read more

“Rama gënjen për reformën në drejtësi”, Lapaj: Po mbron Ballukun, bëri dhe nen për të dënuar më shumë bashkëpunëtorët e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama mashtron kur thotë se ka bërë reformën në drejtësi, pasi ai jo vetëm po e sulmon drejtësinë, por edhe po mbron të korruptuarit pranë tij, si Belinda Ballukun, duke mos ia dorëzuar drejtësisë. Kështu u shpreh nga podiumi i protestës kombëtare të Lëvizjes Shqipëria Bëhet në bulevardin para kryeministrisë mbrëmjen e sotme … Read more

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Këtë të enjte është parashikuar seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me gjykatën e posaçme dhe SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme është në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre të depozituar në Kuvend për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Në gjykatë sapo kanë mbërritur dy … Read more

“Vendimi për Ballukun u diktua nga Rama”/ Kushtetuesja: Të pavërteta. Më 22 janar, seanca plenare publike

Gjykata Kushtetuese reagon lidhur me zërat në media, përfshirë edhe liderin e Opozitës Sali Berisha, lidhur me vendimin e saj për të rikthyer në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku. Përmes një sqarimi për publikun dhe median, Kushtetuesja i përgënjeshtron këto deklarata duke i cilësuar ato si të pavërteta. “Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë … Read more