Skaner donacioneve dhe sponsorizimeve/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin, ngrihet regjistër kombëtar

Donacionet dhe sponsorizimet në Shqipëri tashmë do të kalojnë një sërë filtrash e kontrolli.Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin i cili bën dallimin e qartë mes donacionit dhe sponsorizimit. Donacioni përkufizohet si mbështetje vullnetare dhe pa përfitim, ndërsa sponsorizimi trajtohet si marrëdhënie kontraktuale ku sponsorizuesi përfiton të drejtën e promovimit dhe reklamimit. Po ashtu drafti … Read more

“Dënimi me burg për zaptuesit e tokës publike e private”, Rama për Kodin e ri Penal: Drafti do jetë për konsultim publik

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se personat që do zaptojnë pronat private dhe publike do ndëshkohen me burg. Ai tha se ky draft i Kodit të ri Penal dhe masa ndëshkuese është hedhur për konsultim publik. “Hyjnë për konsultim ndryshmet në Kodin Penal, ku fillon nga zënia e tokës, çfarëdo zënie toke, publike … Read more

Strategji për Inteligjencën Artificiale/ Hidhet për konsultim, synohet ngritja e fabrikave të AI

Inteligjenca Artificiale në Shqipëri synohet që deri në 2030 të përdoret në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe jo vetëm. Qeveria ka hedhur për konsultim strategjinë Kombëtare për periudhën 2025-2030 e cila  synon të vendosë themelet për një transformim digjital përmes ngritjes së Fabrikave të Inteligjencës Artificiale, qendra inovacioni që do të shërbejnë si motorë … Read more

“Kodi penal, në konsultim publik”/ Rama qetëson kritikët: Asnjë kufizim të lirisë së shprehjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes si të pavend dhe të nxitura nga keqkuptime ose spekulime. Në një postim në platformën “X”, Rama u shpreh se drafti është prezantuar publikisht për të mbledhur sa më shumë opinione … Read more

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot draftin e kodit të ri penal, puna për të cilin ka nisur me grupet e ekspertëve që nga 2019. Manja u shpreh se kodi i ri penal është domosdoshmëri në kuadër të ndryshimeve të sistemit për shkak të reformës në drejtësi dhe procesi i integrimit evropian që kërkon … Read more