Postim simbolik dhe thirrje për protestë: Berisha paralajmëron tubimin e 10 shkurtit para Kryeministrisë

Pak orë para protestës së paralajmëruar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet më 10 shkurt, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë. Postimi shoqërohet me një vizual simbolik dhe mesazhin: “Më 10 shkurt, ora 17:00. Shqipëria kundër tyre!”, i … Read more

Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt po zhvillon protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Por ajo që vihet re është edhe prezenca e deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri. Deputeti demokrat, siç shihet edhe nga fotot, shfaqet në mes të protestuesve që i janë bashkuar thirrjes së Lapajt për të protestuar kundër qeverisë … Read more

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt protestë kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen në bulevard!

Lëvizja Shqipëria Bëhet protestoi sot në tubimin e saj të katërt radhazi para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë pas  aferave si AKSHI. Qindra qytetarë janë mbledhur në bulevard, para se të niste protesta kombëtare, në orën 18:00, ku binin në sy banderolat, parullat dhe simbolet kombëtare, kryesisht flamuj kuqezi. Më herët Adriatik Lapaj me … Read more

Protestuesit hodhën molotov dhe sende të forta para kryeministrisë, lëndohen 5 efektivë policie

Pesë efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga hedhja e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë gjatë protestës kombëtare të opozitës. Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës pasi protestuesit lëshuan molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, sapo kryetari i PD Sali Berisha përfundoi fjalën e tij. Opozita protestoi sot duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe … Read more

FOTOLAJM/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt kryeministrisë

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, situata para Kryeministrisë u tensionua, teksa një grup protestuesish hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Veprimi u krye në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga forcat e rendit. Ndërkohë forcat e rendit … Read more

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Ku shkuan 80 mld eurot që Rama dhe banda e tij vodhën në 12 vjet?

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para protestuesve në sheshin para kryeministrisë,  bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld … Read more