Humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi, një rrugë në Larisa do të mbajë emrin e vajzës shqiptare

Autoritetet vendore në Larisa kanë vendosur që një rrugë në këtë qytet të mbajë emrin e Klaudia Alexandra Lata, 20 vjeçares shqiptare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi. Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. Vajza ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në … Read more

Tronditet sërish Larisa, alarm për bombë në stacion dhe dy hotele

Alarmi për një bombë ka shkaktuar panik në Larisa të Greqisë. Pas aksidentit të frikshëm qyteti nuk po gjen paqe. Mediat vendase raportojnë se autoritetet kishin indicie për një bombë në stacionin e Larisës dhe në dy hotele në zonë.   Policia greke ka evakuuar njerëz që ndodheshin në stacion pas një telefonate që paralajmëronte … Read more

Greqia nuk gjen qetësi, zemërim i madh dhe marshime pas tragjedisë së trenave në Larisa

Mijëra punëtorë kanë lënë punën sot në Greqi, për të vijuar protestat e grevat, pas aksidentit tragjik hekurudhor me 57 viktima.   Demonstrata ka nisur prej orës 11, ndërsa pritet të kulmojë pas mesditës, përpara parlamentit në Athinë.   Tragjedia e 28 shkurtit ka ngjallur zemërim të madh te qytetarët grekë, të cilët fajësojnë qeverinë … Read more

Tragjedia në Larisa/ Prindërit e 23-vjeçares shqiptare: Drejtësia të caktojë shpejt përgjegjësit

Familja e studentes shqiptare, Iftigjeni Mitska, kërkon që drejtësia të ndëshkojë përgjegjësit që shkaktuan vdekjen e vajzës së tyre. Avokati i familjes për mediat greke shprehet se mes dhimbjes dhe pikëllimit, familjarët e 23-vjeçares gjejnë ngushëllim tek shpresa për drejtësi.   “Kërkesa reale e familjes është që drejtësia të lihet e pandikuar për të bërë … Read more

Larisa, 6 prej viktimave shqiptare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka konfirmoi se ata janë Klaudia Lato, Ifigjenia Micka , Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo. Për të nderuar viktimat e tragjedisë në shtetin fqinj, e diela e 5 e marsit u shpall ditë zie kombëtare në vendin tonë. Flamuri u ul në gjysmështizë në të gjitha institucionet … Read more

Tragjedia në Larisa të Greqisë/ Shqipëria në ditë zie, flamuri ulet në gjysmë shtizë

Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmështizë në nderim të gjithë personave që humbën jetën nga përplasja e dy trenave në Larisa, të Greqisë.   Ka qenë kryeministri Edi Rama ai e cili e lajmëroi pak ditë më parë që e diela do të jetë ditë zie për vendin tonë.   Tragjedia në Larisa shkaktoi … Read more