Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore. Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes … Read more

Zjarr në një fermë agroturizmi në Leskovik, përfshihet nga flakët një shtëpi druri

Një vatër zjarri ka rënë në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes argoturizmi ka. Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me policinë e shtetit janë drejt vendngjarjes.

Faqja e njohur italiane: Në Leskovik, aty ku prodhohet një nga verërat më autentike shqiptare

Në juglindje të Shqipërisë, atje ku malet anojnë butësisht drejt luginave që ndjekin rrjedhën e lumit të fundit të egër të Evropës, Vjosës, ndodhet një vend që pothuajse nuk shfaqet kurrë në guidat turistike dhe ai është Leskoviku, shkruan faqja e njohur turistike dhe e kulinarisë gamberorosso.it. Leskoviku është një krahinë e vogël dhe e … Read more

Kryeministri Rama ndan pamjet e rrugës së re Ersekë – Leskovik: Një investim që lidh natyrën dhe zhvillimin lokal

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për rrugën e re Ersekë – Leskovik, një investim strategjik që premton të transformojë jo vetëm lëvizjen në këtë zonë, por edhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social. Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë nuk është thjesht një lidhje infrastrukturore që shkurton distancat, … Read more

Zbulohet në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Ky është Liqeni Neuron, liqeni termal nëntokësor më i madh në botë. Ndodhet në Leskovik, në zonën e Vromonerit, brenda luginave të zonave kufitare me Greqinë. Ky zbulim është bërë së fundmi nga një grup shkencëtarësh çek, të cilët prej disa vitesh kanë eksploruar zonën. Duke gjurmuar burimet e avullit, nga burimet e nxehta nëntokësore, … Read more

Prisnim pranverën erdhi dimri, nis bora në jug-lindje të vendit

Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë nisur reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Ndonës për muajin që jemi, njerëzit po presin pranverën, stinët duket se kanë “ndërruar vendet”. Në vend të diellit dhe çeljes së pemëve dhe luleve, në Leskovik dhe Ersekë kanë nisur reshjet e borës. Reshjet kanë qenë të pakta dhe deri … Read more