Kontrolle intensive në det/ Brenda një javë, bllokohen 30 mjete lundruese

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave ka bllokuar 30 mjete lundruares për shkelje të perimetrit të sigurisë detare. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar … Read more

Kontrollet në det, bllokohen 30 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! Gjobiten 12 persona që vunë në rrezik pushuesit

30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12 prej tyre janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, … Read more

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka vazhduar aksionin për sigurinë detare përgjatë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”. Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar gjithsej 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 mjete janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare dhe aktiviteteve të paligjshme, … Read more

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Zbulohet dhe dokumentohet një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri. Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. I arrestuari është Denis Dauti ndërsa në kërkim janë: Dritan Jorgji, Antonio Jorgji dhe Alban Kuka. Njoftimi i policisë: … Read more

Nga mungesa e dokumentacionit deri te shkelja e perimetrit të sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit 🛥️⛵️🚤, për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri … Read more

Bllokohen dy mjete lundruese në Sarandë për mungesë dokumentacioni, ja gjoba “e kripur” për pronarët e tyre

Dy mjete lundruese në Sarandë, një gomone dhe motoskaf plastik pasi qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik. Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Reagim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe … Read more