Zbulohet plani për merkaton, Interi dhe Asllani drejt ndarjes përfundimtare

Kristjan Asllani është një nga lojtarët i cili nuk shfaqet në planet e Interit. Zikaltërit madje duan shitjen e kartonit të tij, për të përfituar të ardhura që do të përdoren në merkaton e verës. Beshiktashi ndërkohë mbetet i interesuar për Asllanin. Sigurisht për një shifër më të ulët se 11 milionë euro, që ishte … Read more

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Kategoria Superiore është një nga kampionatet më aktivë në merkaton e janarit, por nuk shpenzon për të blerë futbollistë. Synimi i klubeve shqiptare janë transferimet e lojtarëve pa kontratë ose huazimet. Ky është përfundimi i raportit të FIFA-s vetëm pak ditë pas mbylljes zyrtare të merkatos. Në kampionatin shqiptar kanë lëvizur 78 futbollistë në hyrje, … Read more

Barcelona nuk plotëson kërkesën e Flick, mbyll merkaton e janarit me vetëm një goditje

Pavarësisht se Hansi Flick ka kërkuar një përforcim me patjetër për qendrën e mbrojtjes, duke ditur problemet e shumta që ka pasur ky repart deri tani, pa harruar këtu edhe dëmtimet, drejtuesit e Barcelonës kanë dalë kundër trajnerit gjerman dhe nuk do të sjellin asnjë mbrojtës qëndror në merkaton e janarit. Përforcimi i vetëm që … Read more

Juve nis punën për merkaton e dimrit. Ja emrat që synohen

Juventusi ka nisur konkretisht lëvizjet për rikthimin e Federico Chiesas në merkato dimërore. Drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar rrethin e lojtarit për të vlerësuar një huazim deri në fund të sezonit nga Liverpooli. Chiesa po kërkon më shumë hapësira, pasi këtë sezon ka luajtur pak në Premier League. Rikthimi në Itali do t’i shërbente edhe në … Read more

Alen Sherri ishte në garë me të, Interi e vendos si objektiv për merkaton e verës së ardhshme

Interi po e mendon Elia Kaprilen për sezonin e ardhshëm. Kështu portieri 24-vjeçar po vëzhgohet nga drejtuesit zikaltër, ndërsa është pjesë e Kaljarit. Kaljari shpenzoi 8 milionë euro, për ta blerë kartonin e Kapriles pas huazimit të suksesshëm nga Napoli. Në verën e ardhshme do të jetë radha e Interit, për një sforco financiare nëse … Read more

Pritet vetëm zyrtarizimi, ylli i Milanit lë përfaqësuesen dhe kryen vizitat mjekësore me klubin e ri! Shi milionash për merkaton e Igli Tares

Tanimë mbetet vetëm zyrtarizimi por Tizhani Rejnders mund të quhet një futbollist i Mançester Sitit. Mesfushori ka lënë përfaqësuesen e Holandës gjatë ditës së sotme dhe ka shkuar të kryejë vizitat mjekësore për klubin e ri, duke kryer shpejt gjithçka që duhet për transferimin nga radhët e Milanit. Lojtari kishte paralajmëruar pas ndeshjes ndaj Finlandës … Read more