Bardhi dorëzon padinë ndaj deputetëve të PS: Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, krim i rëndë që dënohet deri në 3 vite burg

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, … Read more

“S’i di arsyet që e çuan në kërkesën për divorc”- Meta depozitoi në gjykatë padinë për t’u ndarë, ja ç’deklaroi Kryemadhi! VOA: Prej disa muajsh, ai s’jeton në shtëpinë e familjes

Në Shqipëri, ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi te enjten se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike. Zonja Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj … Read more

Profesionet e lira sot në Kushtetuese! Gjykata shqyrton padinë për shfuqizimin e ligjit

Sot Gjykata Kushtetuese shqyrton në një seancë të hapur ligjin e taksimit të profesioneve të lira. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar një ditë para shqyrtimit duke u shprehur se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal. Tabaku thekson se në Kosovë, profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që … Read more

GJK pranoi padinë kundër taksimit të profesioneve të lira, Jorida Tabaku: Nuk po e trajtojmë si çështje populiste, por gjykojmë se është vendosur në cenim të kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e grupit të demokratëve për taksimin e profesioneve të lira. Gjatë një takimi me profesionistët e lira, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se kjo çështje nuk po trajtohet si populiste, por tha se është vendosur në cenim të kushtetutës. Tabaku po ashtu tha se brenda datës 21 maj do … Read more

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së për taksimin e profesioneve të lira

Vendimi i Kushtetueses:Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me … Read more

SPAK rrëzoi padinë e të vëllait ndaj Bardhit, reagon Rama: Kallëzimi që s’qenka bërë u është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas SPAK rrëzoi padinë e vëllait të tij Olsi Rama të bërë ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhit. Kreu i qeverisë thotë përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ se Bardhi, sipas SPAK, nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, ndërsa shprehet se “kallzimi që s’qenka bërë … Read more