Dialog postRamazan: Kjo është koha për drejtuesin e emisionit “Kjo është koha”

Nga Bujar M. Hoxha, me Ilir Ademin Pamja madhështore e faljes së Fitër Bajramit nga mijëra njerëz në sheshin qendror të kryeqytetit shqiptar, apo, ndryshe, nga një vështrim me shumë vështrime brenda, në oborrin e Xhamisë së Et’hem Beut, e cinikisht, mbase dhe me pak sarkazëm, nën sytë e kalorësit me famë ndër trojet tona … Read more

PROFIL/ U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, kush ishte Artur Zheji, drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 64-vjeçare, gazetari dhe analisti i njohur në median shqiptare Artur Zheji. Këtë të shtune ai ka qenë duke drekuar me familjen në një restorant në Sarandë, kur dyshohet se u godit nga një arrest kardiak.  Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës se spitalit të … Read more

U shkarkua nga KPA pas denoncimeve të emisionit “Vetting”, zbardhen abuzimet e rënda me detyrën të Erjon Shehajt! Gjetjet e kreut të SPAK, Altin Dumani, për ish-kryeprokurorin e Lezhës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj pasi subjekti gjendej në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ka qenë ky verdikti i KPA-së duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili në prill 2022 i kryesuar nga Alma Faskaj, me … Read more

“U dhanë 650 milionë euro fonde publike pa garë”- PD reagon për investigimin e emisionit “Vetting”: Shkelje me prokurimet! Paratë në duart e një grupi kompanish, bizneset në pronësi të zyrtarëve të lartë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me investigimin e emisionit “Vetting”, ku janë bërë publike shkeljet dhe abuzimet me Prokurimet Publike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thotë se 650 milionë euro fonde publike janë në dorë të një grupi kompanish. Vangjeli thotë se KLSH ka identifikuar dëmin prej … Read more

Investigimi i emisionit ‘Report’ në RAI3/ Boçi: Vendi ynë identifikohet si një republikë mafieje! Zhulali: Jemi kthyer në narko-shtet

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi, ka komentuar pjesën e dytë të investigimit të emisionit ‘Report’ në Rai 3, ku shprehet se  vendi ynë identifikohet si një republikë mafieje. Boçi tha nga studioja e emisionit ‘Open’ në News24, se nuk mund të pretendohet që Edi Rama të pohojë se drejton një republikë mafioze, por … Read more

RAI3 nuk transmetoi pjesën e dytë të emisionit investigativ për Shqipërinë, gazetari italian i “Report” zbulon arsyen

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” ka treguar arsyen përse RAI3 nuk transmetoi pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë. Emisioni investigativ ishte planifikuar që të transmetohej mbrëmjen e së dielës (28 prill), por nuk ndodhi kështu duke ngritur pikëpyetje. Një nga ndjekësit i ka komentuar Siegfried Ranucci duke e pyetur mbi … Read more