Abuzimet me tendera, Apeli i GJKKO konfirmon dënimet për ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, por pezullon ekzekutimet

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish drejtoreshën e Tirana Parking,  Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre. Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës … Read more

Vetting: Administrata Tatimore si çetë partiake! KLSH nxjerr në pah abuzimet tek DTP! Ish-drejtori: U rekrutuan punonjës pa kontrata gjatë fushatës

EMISIONI VETTING Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nxjerr në pah një tablo të gjerë shkeljesh administrative, neglizhencash të përsëritura dhe mungesë përgjegjësie institucionale. Auditimi evidenton një sërë problematikash të rënda që lidhen me mënyrën se si funksionon administrata tatimore në praktikë. Auditi vëren se procedurat e kontrollit … Read more

“Plan masash për të ndaluar abuzimet me ujin”, Rama: Do të heqim depozitat nëpër pallate, mund të bëhen burim katastrofash

Rama: Do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzimet, këtu s’kemi kushtet që të kemi qytetarët që abuzojnë, kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme po ta shikoni, me lidhje të paligjshme nëntokë që do … Read more

SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për abuzimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ‘frynë’ 9 tenderë më vlerë 900 mijë €

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”, në kuadër të procedurave të zhvilluara për prokurime publike në këtë institucion arsimor. Aktualisht, dosja … Read more

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Gjatë konferencës së parë të përbashkët të organizuar nga Fondacioni Martens dhe Fondacioni “Liri dhe Demokraci”, drejtori ekzekutiv i Qendrës Martens, Tomi Huhtanen, theksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet në standarde dhe merita, jo në kompromise politike. Në fjalën e tij, Huhtanen u shpreh se krimi i organizuar, korrupsioni dhe problemet … Read more

Vetting: Dritan Agolli përfundoi në SPAK, dy orë në pyetje nga prokurorët! Abuzimet që zbuloi Kontrolli i Lartë i Shtetit: 100 milionë euro shkelje nga FSHZH

EMISIONI VETTING Dritan Agolli “shkeli” ligjin para fushatës 2021 Në vitin 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të publikonte raportin për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2020. Në raport evidentohen gjetje të cilat rëndojnë pozitat e Drejtorit  të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli. Nga dokumentet zbulohet se gjatë vitit të parë … Read more