Projekti i parkut eolik të Tropojës/ Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama në parkun eolik të Tropojës. Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme. “Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me … Read more

“Para 30 vitesh parkim ndotjeje makinash”, Rama ndan pamjet e parkut “Dua të luaj” në Shkodër: Një vend për fëmijët e familjet

Një hapësirë dikur e mbuluar nga makina të braktisura, mbetje ndotëse dhe relikte të proceseve gjyqësore, është shndërruar sot në një park modern për komunitetin e Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e transformimit në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë projekt si një rikthim të jetës në një zonë të harruar prej dekadash. … Read more

Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60

Në Parkun Kombëtar të Butrintit përfundoi restaurimi i rrethimit. Rrethimi ishte projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike. Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin … Read more

Zjarr pranë Parkut Natyror të Gërmenjës, rrezik nga minat në zonën kufitare me Greqinë

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit e shpërthyer pasditen e djeshme pranë piramidës kufitare nr. 12, në territorin e Bashkisë Kolonjë, kufi me Greqinë. Në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. … Read more

Zjarr te “Syri i Kaltër”/ Flakët i afrohen parkut natyror, evakuohen vizitorët

Situata me zjarret mbetet kritike në Syrin e Kaltër. Prej orësh sipërfaqe toke janë përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga erërat e forta dhe temperaturat e lartë. Ndërkohë mësohet se zjarri ka hyrë në zonën e mbrojtur. Situata paraqitet kritike. Të paktën 500 turistë u evakuuan … Read more

U m*sakrua me thikë nga ish-bashkëshorti, autopsia e Gentiana Hudhrës: Shqiptarja me 17 plagë në trup, autori e qëlloi edhe në fytyrë! Si ndodhi vrasja në mes të parkut

17 goditje me thikë i shkaktuan hemorragji të brendshme dhe vdekje të menjëhershme 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili Hudhra, e cila u godit në një park të Tolentinos në Itali, nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Nikollaq Hudhra dhe Gentiana Hudhra Autopsia e kryer sot në morgun e Maceratës ka hedhur dritë mbi dinamikën tragjike … Read more