Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Albin Kurti mund të formojë i vetëm Qeverinë, LVV kryeson me mbi 50%

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja e Albin Kurtit është rrugës për të formuar vetë ekzekutivin e ri të vendit. Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqindëshin e votave të numëruara. NDIQNI REZULTATET LIVE

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit. Pjesëmarrja mbi 40 %

Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin. Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në … Read more

Ministri Malaj prezanton projekt buxhetin 2026, opozita bojkoton komisionet parlamentare

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar sot komisionet parlamentare në të cilat ka nisur shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”. Në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ekonominë, Punësimit dhe Financave ku po prezantohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj projektligji “Për Buxhetin e vitit 2026”, kryetarja e këtij komisioni Milva Ekonomi tha se … Read more

Dy reforma parlamentare/ Kuvendi jep “ok”, ngrihen komisionet për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

SHQIPËRI- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar “Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe  “Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo–Territoriale në Republikën e Shqipërisë”. Projektvendim për zgjedhoren u miratua me 113 vota pro dhe tre vota kundër. Deputetët që votuan kundër janë Erald Kapri, Agron Shehaj … Read more

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur me një minutë heshtje për të nderuar gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit, ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ulsi Manja e ka cilësuar vrasjen si një akt barbar dhe ka kërkuar … Read more