VIDEO/ Po udhëtonte me motor, aksidentohet shtetasi nga Peja, jashtë rrezikut për jetën
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit. Një person ka humbur kontrollin e motorit, ndërsa po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë, dhe si pasojë është përplasur me anësoret. Fatmirësisht drejtuesi i motorit nga Peja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.