Armët e gjenocidit në Gaza, tashmë nga një fabrikë në Serbi

Serbia ka arritur një marrëveshje me gjigantin ushtarak izraelit Elbit Systems për të prodhuar dronë në territorin e saj, njoftoi të martën Rrjeti Investigativ Ballkanik në bashkëpunim me gazetën izraelite Haaretz, duke deklaruar se kompania është kritikuar për vite me radhë për rolin e saj në operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Sipas … Read more

Një studim me pak dozë humori: Demokraci në Shqipëri, autokraci në Serbi!

Autokracitë po përhapen në të gjithë botën dhe demokracia po tërhiqet gjithnjë e më shumë, sipas Indeksit të Transformimit 2026, një studim nga Fondacioni Bertelsmann që përfshin 137 vende. Hulumtimi tregoi se 56 përqind e këtyre vendeve qeverisen në mënyrë autokratike. Në studimin e parë 20 vjet më parë, situata ishte e kundërta – atëherë … Read more

Rasti për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi dërgohet në Gjykatën e Strasburgut

Një padi lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë është dërguar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur avokati Drini Grazhdani, përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, padia kundër Serbisë është rezultat i një “pune të përbashkët juridike dhe njerëzore” dhe lidhet me një çështje që, … Read more

Vuçiç akuzon disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë: Kanë mbështetur dhe nxitur protestat në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar drejtpërdrejt disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë USAID dhe National Endowment for Democracy (NED), se kanë mbështetur dhe nxitur protestat kundër qeverisë së tij. Sipas Vuçiç, protestat në Serbi nuk janë vetëm shprehje e pakënaqësisë qytetare, por kanë pasur mbështetje të koordinuar nga jashtë, përfshirë shërbime … Read more

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më … Read more

MOMENTI I PËRPLASJES/ Serbi akuzon talentin shqiptar për racizëm, nisin hetimet

Medin Memeti është pjesë e një investigimi në Australi, për racizëm ndaj Justin Vidiç. Lojtari serb është ankuar, ndërsa pretendon se Memeti e ka thirrur “cigan” gjatë ndeshjes së fundit të luajtur më 6 janar. Melbourne City nuk ka reaguar për akuzat ndaj talentit të tyre shqiptar. Kjo çështje është bërë e madhe në Australi, … Read more