Armët e gjenocidit në Gaza, tashmë nga një fabrikë në Serbi

Serbia ka arritur një marrëveshje me gjigantin ushtarak izraelit Elbit Systems për të prodhuar dronë në territorin e saj, njoftoi të martën Rrjeti Investigativ Ballkanik në bashkëpunim me gazetën izraelite Haaretz, duke deklaruar se kompania është kritikuar për vite me radhë për rolin e saj në operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Sipas … Read more

“Duan të ndërtojnë fabrikë municionesh në truallin tonë”- Banorët në Kodër Babrru denoncojnë kompaninë “KAYO”: Kërkon të na marrë tokën!

Banorët e Kodër Babrrusë në Tiranë kanë bërë një denoncim në News24 për kompaninë “KAYO”. Ata denoncojnë se kompania “KAYO” po kërkon t’u marrë tokat për të ndërtuar një fabrikë municionesh në atë zonë. Bëhet fjalë për një truall i cili në kohën e monizmit ka qenë repart ushtarak. Por banorët deklarojnë se trualli ka … Read more

Emri/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, bizmesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë! Ja pse kishte udhëtuar drejt Tepelenës

Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet. Mësohet se 44-vjeçari italian jetonte prej 20 vitesh në kryeqytet dhe ndodhej në zonë pasi kishte dalë për gjah. Sipas burimeve, viktima udhëtonte në automjet me persona të tjerë kur një person … Read more

SHBA/ Shpërthim në një fabrikë qymyri në Pensilvani, dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur

Të paktën dy punëtorë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë në të cilën prodhohen , një lloj qymyri të ngurtë me përdorime të ndryshme. Shpërthimi ndodhi në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, rreth 25 kilometra nga Pitsburgu. Tragjedia, shkaqet e së cilës mbeten … Read more

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Numri i viktimave  pas një shpërthimi në një fabrikë kimikatesh në jug të  Indisë është rritur në të paktën 35 veta, njoftuan sot  autoritetet . “Të paktën 31  trupa janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa tre persona kanë vdekur në spital”, sipas shefit të policisë së rrethit Sangareddy në shtetin Telangana, i cili foli për agjencinë … Read more

“Për qëllime ushtarake, ka mjaftueshëm terrene në Tiranë”- Balluku synon të ndërtojë fabrikë armësh në ish-Uzinën e Autotraktorëve, PD: Po i rrëmbehet prona Bashkisë, të mblidhet urgjent Këshilli Bashkiak

Me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm, për … Read more