INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë … Read more

Emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi

Kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar nuk do të marrin më shumë se 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi, tha sekretarja britanike e Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Shabana Mahmood, sipas “Daily Express”. Mahmood kërkon të rrisë shumën e dhënë për shkelësit e ligjit të emigracionit, të dënuarit e huaj dhe për personat … Read more

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar nivele rekord, bien kërkesat nga Shqipëria

Numri i azilkërkuesve të strehuar në hotele arriti në 32,059 në qershor 2025, një rritje me 8% nga një vit më parë, por në rënie nga kulmi prej mbi 56,000 në vitin 2023. Përdorimi i hoteleve si strehim mbetet një çështje e ndezur politike. Këtë javë, një këshill në Essex fitoi një vendim në Gjykatën … Read more

Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29%! Tendencë, ikja përmes kontratave të punës

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, ndonëse me ritme shumë më të ulëta në raport me vitet e mëparshme. Eurostat bëri të ditur se në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me … Read more

Shpërthimi i tritolit që tronditi Elbasanin, si pronari i banesës inskenoi ngjarjen për të përfituar azil, u arrestua në tentativë për t’u arratisur! Nipi i tij rrëfeu skemën

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar orëve të para të së djeshmes në një apartament në qendër të Elbasanit. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda banesës dhe policia bëri me dije se ka vetëm dëme materiale. Mirëpo menjëherë sapo është shkuar në vendin e ngjarjes, është kërkuar që të hapen kamerat … Read more

Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024! VOA: Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për shqiptarët

Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Agjencisë … Read more