Klerikët shqiptarë: Stop luftës në Gaza/ Këshilli Ndërfetar: Të ndalojë dhuna ndaj civilëve, të lirohen pengjet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për situatën në Gaza. Përmes një deklarate zyrtare, përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare në vend, iu bashkohen thirrjeve ndërkombëtare, për përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimin e pengjeve. Këshilli Ndërfetar dënon përpjekjet për të shpërngulur palestinezët nga Rripi i Gazës, duke e cilësuar si shkelje të rëndë … Read more

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thirrje liderëve botërorë: Jepini fund luftës në Gaza, siguroni jetët e civilëve dhe lironi pengjet! Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga krerët shpirtërorë të 5 feve kryesore në vendin tonë, i ka drejtuar një thirrje të gjithë liderëve ndërkombëtarë për arritjen e paqes në Rripin e Gazës, dhënien fund të luftës dhe lirimit të pengjeve. Ata shprehen në deklaratën e nënshkruar se bashkojnë zërin me thirrjet ndërkombëtare të organizatës … Read more

Më shumë se gjysmë milioni izraelitë, me lot në rrugët e Tel Avivit: “Kthejini pengjet dhe përfundoni luftën!”

Në një tubim të madh në sheshin Hatupim në qendër të Tel Avivit, më shumë se gjysmë milioni izraelitë i dërguan një mesazh të qartë qeverisë izraelite – “ndaloni luftën dhe ktheni pengjet”. Britma e prindërve të atyre që u rrëmbyen nga festivali Nova më 7 tetor 2023, jehoi nëpër rrugë, dhe populli izraelit, i … Read more

Protesta në Izrael, mesazh për Netanjahun: Nëse pushton Gazën dhe vriten pengjet, do t’ju ndjekim në sheshe

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit të shtunën për të kërkuar fundin e luftës në Gaza, vetëm një ditë pasi qeveria izraelite njoftoi planet për të zgjeruar konfliktin dhe për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës. Protestuesit valëvitën pankarta dhe mbajtën fotografi të pengjeve që ende mbahen në territorin palestinez, duke … Read more

Pushtimi i Gazës, Hamasi: Netanyahu kërkon të sakrifikojë pengjet

Duke iu referuar planit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës, Hamasi tha se kryeministri dëshiron të “heqë qafe” pengjet që ende mbahen në këtë territor. Besohen të jenë rreth 50 pengje që Hamasi ende i mban që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Gjatë fundjavës, Hamas dhe … Read more

“Miqësia me Shqipërinë, fanar i vullnetit të mirë”- Thirrja e Presidentit të Izraelit: Të lirohen menjëherë të gjitha pengjet tona, po torturohen

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog teksa i akordoi kryeministrit Edi Rama, Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit bëri një thirrje urgjente për lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi. Në fjalën e tij, ai u shpreh se shumë njerëz po torturohen në ato që i quajti krime kundër njerëzimit. “Asnjë fjalë e asnjë … Read more