Theu masën e arrestit në shtëpi dhe përndoqi ish-bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 39-vjeçar, A. A., i cili ndodhej nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për përndjekje ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ai akuzohet se ka vazhduar të përndiqte të njëjtën shtetase, ndonëse ishte i pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj tij. I arrestuar në ambientet e një lokali, 39-vjeçari  u kap … Read more

Përndoqi 22-vjeçaren, arrestohet 50-vjeçari në Korçë, i gjendet edhe thikë

Në Korçë, ku një 50-vjeçar është arrestuar për përndjekje dhe kanosje ndaj një vajze 22-vjeçare. Ai dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar me fjalë viktimën, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet një thikë. Policia e Korçës ka ndërhyrë menjëherë pas denoncimit të vajzës. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin … Read more

(EMRI) Përndoqi të riun dhe dyshohet se shpërdoroi detyrën/ Fushë Arrëz, pranga inxhinierit të bashkisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin Pashuk Lulashi 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz me detyrë inxhinier pyjesh. Arrestimi vjen pas kallëizmit të një 38 vjeçari, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në … Read more

Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi/ Lushnje, pranga 38 vjeçarit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., … Read more

Pasi e përndoqi deri në banesë, i vodhi me dhunë telefonin një 52-vjeçari, arrestohet autori nga Zvicra!

Një 20-vjeçar nga Zvicra ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se i ka vjedhur me dhunë telefonin e një 52-vjeçari. Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin … Read more

EMRI/ Përndoqi kolegen dhe e përplasi me makinë, AMP arreston punonjësin e policisë Himarë! Publikohen pamjet kur vihet në pranga

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë Festim Xhafaj. Ai është i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të … Read more