Zjarr në një pikë mbushje bombolash gazi në Tiranë, rrezikohen ndërtesat përreth

Një zjarr ka shpërthyer në një pikë mbushje bombolash gazi pasditen e sotme në “Myslym Shyri” në kryeqytet, sipas “News 24”. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth. Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

U dëmtua nga tërmeti/ Shembet pallati 5-katësh në Shkozet, rrezik për banorët përreth (VIDEO)

Ditën e sotme është shembur pallati 5 katësh në Shkozet. Shembja e tij ishte e rrezikshme për banorët dhe zonat përreth. Ky pallat u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.

“Kur ra tërmeti, u bllokova në shtëpi bashkë me gjyshërit”- E mbijetuara: Ndjenim si shembeshin ndërtesat përreth, brenda binin tulla e copa muresh

Serjana Qerasaj, banore e Lagjes 17 të Durrësit ishte në shtëpi së bashku me gjyshërit kur u trondit nga tërmeti që i la të bllokuar brenda shtëpisë, ndërsa u detyruan të thërrisnin për ndihmë familjarët e tjerë që të mund të dilnin nga rrënojat. Tashmë, ajo ndodhet në Korçë dhe tregon se si e përjetoi … Read more

IKMT shembi me tritol pallatin pesë katësh, banorët e ndërtesave përreth: Na janë dëmtuar shtëpitë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me anë të tritolit një pallat që konsiderohej i rrezikshëm për banorët e Çorovodës për shkak të amortizimit të tij. Për shkak të shpërthimit të ndërtesës pesë katëshe, për pasojë janë dëmtuar dhe disa shtëpi përreth. Qytetarët tregojnë se janë thyer xhamat e ballkoneve dhe dritareve, gjithashtu … Read more