Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda mesazh drejtuar policëve të dekoruar ne luftën kundër zjarreve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:“Krenarë për ju, për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguat në mbrojtje të jetës së qytetarëve.” Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre. Ata janë … Read more

Trafikanti kapet duke kaluar 21 kg drogë drejt Kosovës, u drejton armën policëve dhe arrin të arratiset

Një trafikant droge i është arratisur Policisë së Kosovës duke braktisur edhe një çantë me 21 kg drogë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30. Ngjarja ka ndodhur në vijën e gjelbër kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pjesën e Vermicës. Sipas informacioneve, një person i dyshuar si trafikant, i cili mbante një … Read more

Vdekja nga pakujdesia në duart e policëve, Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore: Shkelje të dispozitave ligjore

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve, rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu. Me aprovimin … Read more

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia” kur e kanë ndaluar 27-vjeçarin Agon Zejnullahu. Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Zejnullahu duket se ka vdekur pak pasi është ndaluar nga forcat polciore në qytetin … Read more

Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, zbardhen emrat e policëve që Prokuroria i çon në gjyq! Ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë punonjës policie, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Bëhet fjalë për shtetasit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, si të dyshuar … Read more

Aksioni Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës! Prokurori zbulon rolin e dy policëve të përfshirë: Njëri dyshohet se ishte pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, tjetri akuzohet për…

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan mbi 50 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.Teksa tregoi detaje rreth operacionit të përbashkët, prokurori u ndal te roli i dy punonjësve të policisë dhe i avokatit që dyshohen si të përfshirë … Read more