Policia ndalon 4 persona në protestën e Berishës, iu gjendet një çantë me molotovë! Lëndë plasëse efektivët gjejnë edhe në bulevard

Policia ka ndaluar në protestën e Partisë Demokratike, 4 persona të cilët mbanin një çantë me molotovë. Po ashtu, efektivë të Policisë janë shpërndarë në terren dhe po mbledhin molotovët e pashpërthyer që kanë lënë pas militantët e Sali Berishës, të cilët u larguan nga Policia.

Tensione në protestën e banorëve të Rrjollit, bllokojnë punimet për ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt

Banorët e Rrjollit vijojnë sot me protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Burrat e zonës kanë dalë për t’i bllokuar rrugën makinerive dhe punimet kompanisë ‘Gener 2’ së bashku me gratë, fëmijët e të moshuarit. Banorët kanë qëlluar me gurë drejt fadromave të kompanisë së Bashkim Uajt, duke i kërkuar punonjësve të … Read more

“Washington Post”: Dhunë në protestën antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, shkak korrupsioni

Nga Washington Post – Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë gjatë një demonstrate në qendër të Tiranës, ku mijëra mbështetës të opozitës kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë gjatë një … Read more

Avokati i Popullit: Monitorojmë protestën e thirrur nga “Shqipëria Bëhet”

Avokati i Popullit bën të ditur se do të monitorojë protestën e organizuar sot nga Partia Shqipëria Bëhet, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sipas deklaratës së përcjellë në media, një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa … Read more

“Miqtë tanë në Strasburg presin protestën e dytë”, Berisha: Qytetarët do të flasin shumë shpejt

Temperaturat në vend po shënojnë vlera mininale, por kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se termometri i zemërimit tek demokratët po shënon vlera maksimale. Dhe reagimi sipas kryedemokratit është i pashmangshëm. Protesta, sipas Berishës, do t’i japë zgjidhje çdo situate madhore në Shqipëri. “Jehona e protestës ishte e fuqishme. Pritet nga miqtë tanë protesta … Read more

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Koha e kryeministrit të korrupsionit dhe karteleve të drogës ka skaduar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se askund në Europë një kryeministër nuk mbron korrupsionin dhe nuk i përgjigjet qytetarëve me dhunë shtetërore. Sipas tij, Edi Rama është një kryeministër i skaduar, i cili mbrëmjen e kaluar reagoi ndaj protestuesve si çdo regjim i korruptuar që … Read more