Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën. Mungon edhe PDIU

Sikurse e kishin paralajmëruar, kanë refuzuar ftesën Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”. Po ashtu, në mbledhje mungoi edhe PDIU. Aleatë të Berishës të pranishëm janë Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka , Tedi Blushi, PBDNj, Sali Shehu, Adriatik Alimadhi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu … Read more

Berisha tregon dy kushtet që PD të hyjë në zgjedhje! Nga Shehaj, te Qori e Lapaj, kreu i demokratëve shtrin dorën e bashkëpunimit: T’i japim fund narko-regjimit!

Sali Berisha tha se dy janë kushtet që PD të futet në zgjedhje, por pa Edi Ramën kryeministër. Sipas tij me rëndësi është përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë, që sipas tij bëhet vetëm me qeveri teknike dhe mos bllokimi i drejtësisë. Berisha e konsideroi Ramën si vëlla siamez me Maduron, duke thene se … Read more

Reforma Zgjedhore, PS dhe PD ndajnë nga 7 anëtarë në Komisionin e Posaçëm/ Lapaj dhe Qori pa të drejtë vote

Komisioni i ri i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, do të përfshijë të gjitha partitë parlamentare. Pas dakordësimit të mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit. Sipas dokumentit të fundit zyrtar, të dakordësuar mes palëve, … Read more

Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Tiranës, Negociatorët e PD takohen me Blushin për kandidatin e opozitës, Noka: Përjashtohet nga bisedimet Arlind Qori

Treshja e mandatuar nga Sali Berisha për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti,  ka zhvilluar një tjetër raund takimesh këtë të diel me përfaqësues të partive aleate. Këtë herë, përfaqësuesit e opozitës u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në … Read more

“Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia”- Arlind Qori rendit problematikat e procesit zgjedhor: Halabakëria e lagjes rri e sodit, përpiqet të…

Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë, në emisionin “Log” ka dhënë një panoramë shqetësuese për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar problematikat që shoqërojnë çdo fazë. Qori u shpreh se si parti kushtetuese, ata janë të interesuar që procesi zgjedhor të jetë sa më i saktë dhe i drejtë, duke ruajtur votat e tyre në … Read more

INTERVISTA/ “Asnjë parti s’do marrë 71 mandate deputetësh”- Arlind Qori tregon skenarët e pas 11 majit: Bashkëqeverisje PS-PD, me gjasa nën maskën e një qeverie teknike

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë është i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, asnjë parti nuk do të arrijë të marrë 71 mandate deputetësh. Kjo situatë, sipas tij, hap disa skenarë të mundshëm. Ai thotë për “Panorama” se njëri prej tyre është se partia që del e para nis ofertat për blerje deputetësh, … Read more