Kthimi i emigrantëve në Itali, analiza e The Guardian: Gjykata tjetër goditje marrëveshjes Rama-Meloni! Pikëpyetje rreth planeve të BE-së për të krijuar qendra jashtë bllokut

Gjykatësit italianë kanë urdhëruar që shtatë persona të ndaluar në qendrën e migracionit në Shqipëri të transferohen në Itali, në një tjetër goditje ndaj një marrëveshjeje të diskutueshme midis qeverisë së ekstremit të djathtë të Romës dhe Tiranës që synon të frenojë ardhjen e azilkërkuesve, raporton The Guardian. Emigrantët burra mbërritën në portin shqiptar të … Read more

Marrëveshja Rama-Meloni, Këshilli i Ministrave në Itali miraton dekretin e ri ligjor për emigrantët

  Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri ligjor për emigrantët. Dispozita duhet të bëjë përcaktimin e vendeve të sigurta për riatdhesim një rregull parësor dhe jo më dytësor, siç është dekreti i ministrit të Jashtëm, në marrëveshje me ato të Brendshëm dhe Drejtësisë. Lista e vendeve të sigurta, “që zbatojnë indikacionet … Read more

Pakti Rama-Meloni/ REL: Shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri

Hapja e dy qendrave për migrantë në Shqipëri, që do të drejtohen nga Italia, është shtyrë për shkak se nuk kanë përfunduar punimet, tha një zyrtar shqiptar. Ato ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj. Shqipëria do të pranojë migrantë që Italia do të shpëtojë në det. Një nga qendrat është në Shëngjin, … Read more

Amnesty International publikon raportin për Shqipërinë: Nga sulmet kundër medias te pakti Rama-Meloni për emigrantët, ja shqetësimet kryesore që ngrihen

Amnesty, një nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë, publikoi të mërkurën raportin e saj mbi gjendjen në 155 vende të vrojtuara, përfshirë Shqipërinë. Raporti vëren se autoritarizmi është një forcë në rritje në rang global dhe se numri i njerëzve që jetojnë në shtete demokratike, pra shtete … Read more

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Qeveria italiane publikon tenderin për menaxhimin: 34 milionë euro! Ja data kur qendrat e pritjes duhet të jenë gati

Ministria e Brendshme e Italisë ka publikuar tenderin për menaxhimin e tre ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në fillim të nëntorit. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një tender me të cilin shteti tashmë identifikon organizatat e përshtatshme … Read more