Kishin fshehur 12 kg heroinë në gomën rezervë, arrestohet shqiptari dhe një 27 vjeçare në Selanik

Një 33 vjeçar shqiptar bashkë me një 27 vjeçare greke është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, çifti është pikasur duke drejtuar një makinë, të cilën policia e ka ndaluar për kontroll edhe në rrugën me pagesë të Malgarit. Fillimisht, 27-vjeçares iu gjet hashash, ndërsa gjatë … Read more

Egjipti zbulon një rezervë të madhe të gazit natyror në Mesdhe

Ministri egjiptian i Naftës, Tarek El-Molla, ka bërë të ditur se vendi i tij ka zbuluar një rezervë të madhe të gazit natyror në bllokun Nargis në Mesdheun Lindor. Sipas gazetës ‘Al-Ahram’, ministri El-Molla tha se vlerësimi akoma është në vazhdim për të përcaktuar rezervat e fushës së gazit natyror. Në një takim informues para … Read more

Projektbuxheti 2023/ Haxhi: Duhet fond më i madh si rezervë, s’ka paketë sociale

Ish-zv.ministri i Ekonomisë, Elton Haxhi, ka bërë një analizë të projektbuxhetit të vitit 2023.   Haxhi tha në studion e lajmeve të Vizion Plus se ndonëse buxheti parashikon një shtesë në ndihmën ekonomike, nuk i është kushtuar rëndësi paketës sociale dhe asaj të energjisë.   “Nuk është se ka ndonjë vëmendje të veçantë vitin e … Read more

Dy arsyet e transferimit të trupave rezervë të NATO-s në Kosovë

NATO transferoi trupat rezervë të caktuar në misionin e saj paqeruajtës KFOR në Kosovë për stërvitje, tha një nga komandantët ushtarakë. Komandanti rajonal i KFOR-it për lindjen, koloneli Christopher Samulski, u tha gazetarëve se trupat rezervë kishin mbërritur “si pjesë e planifikimit normal emergjent”. Samulski foli në kampin Bondsteel, një nga bazat e KFOR-it. Samulski … Read more

NATO-ja do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Kosovë edhe me trupa rezervë

Forca paqeruajtëse të NATO-os në Kosovë, (KFOR) bënë të ditur se më datën 27 shtator do të zhvillohen stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë” në një zonë të ushtrimeve të kampit ‘Novo Sellë’, në komunën e Vushtrisë, qytezë kjo që ndodhet afër Mitrovicës. Në një njoftim për media, KFOR-i tha se në stërvitje … Read more

NATO po vendos forca rezervë në Kosovë

NATO ka vendosur ushtarë rezervë në misionin e saj në Kosovë – KFOR, ka bërë të ditur njëri nga komandantët e misionit, para afatit për vendosjen e targave të prezantuara nga autoritetet e Kosovës, të cilat kundërshtohen nga serbët. Përpjekjet e mëparshme për vendosjen e targave në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve, … Read more