Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

Sot, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Grupi i PD-së do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu. Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) … Read more

Peleshi pranon zyrtarisht kërkesën e SPAK, njofton anëtarët Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur sot, 16 dhjetor, kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin zyrtar, theksohet se kërkesa konsiston në dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së ministres së Energjisë e … Read more

“Të pastrojmë shtëpinë tonë”/ 16 anëtarë të Këshillit Kombëtar propozim për ndryshime në rregulloren e PD: Soros-istët, përfituesit e PPP-ve dhe…

16 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë përgatitur një propozim, i cili do të prezantohet nesër Këshillit dhe që synon të mbajë larg selisë blu të gjithë ata persona që kanë qenë pjesë e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” e George Soros, kanë përfituar prej tij apo persona që tërthorazi apo drejtpërdrejtë kanë përfituar … Read more

Balla: Opozita kërkoi debat edhe për integrimin, shpresoj që deri në seancën tjetër ta riformulojnë kërkesën në përputhje me rregulloren

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat , duke komentuar rrëzimin e kërkesës së PD-së për mocion me debat për programin qeverisës, tha: “Kërkoi mocion debat për programin qeverisës në vijim dhe 4 çështje të tjera. I kam kërkuar kolegëve të opozitës, në një moment na u tha se … Read more

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Tabaku: Po shkelni rregulloren që keni miratuar vetë. Gjekmarkaj: Trembeni nga transparenca

Debate të ashpra në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ku opozita akuzon mazhorancën për shkelje të rregullores dhe mungesë transparence. Jorida Tabaku kritikoi kalimin e raporteve në komisione të papërshtatshme, duke theksuar se mazhoranca po shkel rregulloren, që vetë ka miratuar. Agron Gjekmarkaj akuzoi PS se po manipulon të vërtetën dhe po i shmanget llogaridhënies … Read more

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Po shkelni rregulloren që miratuat vetë! Gjekmarkaj: Keni ndërtuar një realitet fals, i trembeni përgjegjësisë

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes palëve. Opozita ka akuzuar mazhorancën se po shkelte rregulloret që kishte miratuar vetë, duke iu trembur përgjegjësisë dhe transparencës. Në fillim ishte kryetari i grupit te PD, Gazment Bardhi se tha se duhet të kaloheshin në diskutim dhe merreshin parasysh 3 kërkesat … Read more