Deputetja e PS nën hetim nga SPAK, Belind Këlliçi denoncon Klotilda Bushkën: Seksere e çiftit Veliaj! Përdor detyrën për të shkëmbyer favore

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, në një deklaratë për media, ka denoncuar deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga SPAK në dosjen e Erion Veliajt. Këlliçi shprehet se Bushka vihet në rolin e sekseres së çifit Veliaj dhe se e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve … Read more

Skandali me Universitetin Wisdom, Evis Kushi reagon pasi emri i saj doli në dosjen italiane: S’kam shkëmbyer asnjëherë dhurata! Akreditimi bëhet nga ekspertë të pavarur

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin për akreditimin e Kolegjit Universitar Wisdom, ku në dosjen italiane përmendet edhe emri i saj se është joshur me dhurata për Krishtlindje. Këto pretendime, Evis Kushi i hedh poshtë, ndërsa thotë se në asnjë rast nuk ka shkëmbyer dhurata kortezie me raste festash. Sipas … Read more

“Kur të vish, derën e ke hapur”- Fshihu SMS-të që kishin shkëmbyer bashkë pasi gjeti trupin e pajetë të efektives, lirohet nga qelia i dashuri i 21-vjeçares

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Endri Niken, i dashuri i efektives që vrau veten më 24 Maj me armën e shërbimit në banesën e marrë me qira në zonën e Ali Demit. 28-vjeçari u arrestua nën akuzën se kreu veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës, por togat … Read more

Aksion blic në Fier, arrestohen duke shkëmbyer drogë 4 persona, iu sekuestrohen 3 mjetet, armë dhe para (Emrat+video)

4 persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Ata u kapën duke shkëmbyer rreth 1.3 kilogramë kanabis, ndërkohë që iu është sekuestruar dhe një sasi parash, si dhe 3 mjetet me të cilat udhëtonin. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personat e arrestuar janë: Bledar Duraj, Rozvelt … Read more