PAMJE/ Zjarr në Malas Breg, flakët rrezikojnë banesat! Tymi dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen drejt kodrave me ullinj

Një zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Breg, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt kodrave me ullinj. Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrfikëse nga … Read more

Zjarri në landfillin e Elbasanit! Kryebashkiaku mesazh qytetarëve: Kërkoj ndjesë për shqetësimet e shkaktuara nga tymi dhe ndotja gjatë këtyre ditëve të nxehta!

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka reaguar në rrjete sociale lidhur me zjarrin që përfshiu landfillin e Elbasanit prej 6 ditësh. Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku u kërkon ndjesë bashkëqytetarëve të tij për katastrofën mjedisore të shkaktuar nga djegia e landfillit. Më herët Bashkia Elbasan bëri një reagim lidhur me situatën në Landfillin e … Read more

Kuçovë/ Zjarrfikësi asfiksohet nga tymi dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një zjarr i rënë ditën  e sotme në fshatin Kozarë të Kuçovës ka rezultuar me pasoja të rënda për një prej punonjësve të shërbimit zjarrfikës. Sipas burimeve nga vendngjarja, menjëherë pas alarmit për flakët, në zonë ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar vatrën. Gjatë operacionit, një zjarrfikës, i identifikuar si Bilbil … Read more

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri favorizohet nga era e fortë! Tymi mbulon zonën, rrezikohen banesat

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa janë në rrezik edhe disa banesa që ndodhen aty pranë. Tymi i zi ka mbuluar qytetin e Vlorës dhe e gjithë zona kundërmon erë të rëndë prej mbetjeve. “”

Tymi i zi dhe flakë! Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Vorë

Një qendër tregtare në Vorë është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Zjarri raportohet se po përhapet me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, si edhe e ndikuar nga materialet që gjenden brenda në godinë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Burime bëjnë me dije se në momentin … Read more

Shtëllunga tymi dhe flakë, përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik! Digjet edhe magazina e një 34-vjeçareje! Ja nga çfarë u shkaktua

Nënstacioni elektrik në “Draçin” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Raportohet se zjarri ra për shkak të një shkëndije në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve është djegur edhe magazinën në pronësi të 34-vjeçares me iniciale R. L., objekt që ndodhet në afërsi … Read more