Plagosje me thikë në Vlorë, i lënduari jashtë rrezikut për jetën
Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.