Aksident zinxhir në Pire/ Përplasen pesë automjete, nuk raportohen të lënduar

Një aksident trafiku ndodhi të hënën në mëngjes në rrugën Kifissos, në Pire, ku pesë makina u përplasën me njëra-tjetrën.  Nuk u raportua për të lënduar nga përplasja, megjithatë, në vendngjarje pati kaos, ndërsa automjetet që vinin pas u përballën me vonesa serioze. Trafiku po lëviz me vështirësi, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh, … Read more

“U them shqiptarëve të të vrasin”/ Shoku i dhomës e torturoi duke e lidhur me zinxhir në radiator dhe e kërcënonte! Si shpëtoi 43-vjeçari duke hedhur ditarin nga dritarja, ç’shkruhej në të

Pasi mbajti të lidhur me zinxhir në radiator për dy ditë shokun e dhomës, një kuzhinier (me origjinë nga Bari, por banues në Bellaria Igea Marina) u arrestua nga policia me akuzën e rrëmbimit dhe keqtrajtimit. Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjet edhe drogë. Siç raportojnë mediat italiane, 50-vjeçari e mbante 43-vjeçarin, të cilit i kishte marrë … Read more

Aksident “zinxhir” në aksin Tiranë – Durrës, përplasen katër automjete, një i lënduar

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë – Durrës, ndërsa raportohet vetëm për një të lënduar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar të plagosurit. Sakaq, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së … Read more

Tërhoqi një qen me zinxhir pas automjetit, nën hetim autori. U gjobit me 6 mijë lekë

Në një rrugë dytësore midis Tiranës dhe Durrësit, patrulla e Policisë Rrugore ka konstatuar një drejtues mjeti që keqtrajtonte në mënyrë të tmerrshme një qen. Audi me targa AB147BY u ndalua teksa tërhiqte një qen me zinxhir pas automjetit të tij. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme, ndërsa qeni … Read more

Aksident zinxhir në Itali për shkak të mjegullës, 25 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë

Të paktën 25 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhir të ndodhur ditën e sotme në Itali. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 jashtë qytetit verior italian të Parmës, për shkak të mjegullës së dendur. Sipas medieve italiane, 17 prej të plagosurve janë të mitur. Dy ndodhen në gjendje të rëndë. … Read more

Reshje dëbore gjatë natës në disa akse, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dendura dëbore në disa akse rrugore. Dëbora ka rënë në Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C. Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar … Read more