Në makinë me kokainë dhe kanabis, gati për shitje/ Pranga 41-vjeçarit, punonjës i burgut të Fierit (EMRI)
Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap në makinë me kokainë dhe kanabis, me qëllim shitjen. ABC News mëson se i arrestuari është Ervis Vulo, punonjës i IEVP Fier. Operacioni u finalizua te shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja.