Bomba e Thumanë-Kashar/ Riaktivizohet tenderi korruptiv prej 457 milionë euro, Administrativja rrëzon vendimin e Ramës për pezullimin e koncesionit

Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro të rrugës Thumanë-Kashar. Ka qenë kompania Gener 2, ajo e cila i është drejtuar Administratives për anulimin e koncesionit të bërë në vitin 2019 nga ana e Ministrisë së Energjitikës. Vendimi i firmosur nga gjyqtarët  Rilinda Selimi, … Read more

Kërkuan dëmshpërblim financiar, Administrativja merr vendimin për padinë e familjarëve të Artan Cukut

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të komisarit Artan Cuku, i vrarë disa vite më parë për shkak të detyrës, për dëmshpërblim. Kërkesa është rrëzuar në datë 2 qershor nga Gjykata. Kërkesa për dëmshpërblim i ishte drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Vijon … /faxweb

Administrativja rrëzon ‘Rindërtimin’ dhe vendimet e qeverisë në Kombinat, ndalohet shembja e tre pallateve pa vendim gjykate

Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të martën pezullimin e çdo veprimi për prishjen edhe të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në Kombinat. Ky është vendimi i tretë dhënë nga gjykata Administrative që pengon prishjen e ndërtimeve në këtë zonë, ndërkohë që sipas planeve të rindërtimit të qeverisë janë parashikuar të … Read more

Protesta në kohë pandemie/ Administrativja shfuqizon gjobën 50 milionë lekë ndaj avokatit Altin Goxhaj

Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar gjobën që policia i vuri avokatit Altin Goxhaj, për shkelje të “Aktit Normativ” lidhur me grumbullimin e personave. Kujtojmë se Goxhaj ishte pjesë e një protestë të zhvilluar në muajin Maj dhe për këtë u gjobit nga policia. Avokati ka çuar çështjen në Administrative, që këtë të Martë shfuqizoi … Read more

Administrativja “rrëzon” KLGJ-në, urdhri për gjyqtarin që e skualifikoi pasuria

Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe e urdhëron atë të emërojë në detyrë një magjistrat, i cili ishte skualifikuar më herët për shkak të problemeve me pasurinë. Bëhet fjalë për Florin Demollarin, i cili ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2019 dhe priste emërimin nga qeveria e gjyqësorit. Sipas ligjit, çdo … Read more